Karabatiç - golashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve evropiane

Hendboll

Karabatiç - golashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve evropiane

Nga: K.G. Më: 18 janar 2024 Në ora: 20:43
Nikolla Karabatiç

Një prej hendbollistëve më të mirë në botë, veterani Nikolla Karabatiç, po luan shkëlqyeshëm dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e kampionateve evropiane.

Para ndeshjes së sotme me Kroacinë, Karabatiç hyri me katër gola më pak se rekordmeni i djeshëm Gudjon Valur Sigurdsson, por sonte shënoi pesë gola për Francën (34:32) ndaj kroatëve, në takimin e vlefshëm të Euro 2024 që po mbahet në Gjermani. 

Me pesë gola, ai arriti të thyejë rekordin e Sigurdssonit dhe u bë golashënuesi më i mirë në historinë e ndeshjeve kontinentale me gjithsej 289 gola.

Sigurdsson shënoi më pak gola, pra 288.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat