Gjuka: Ndjenjë e mirë të shpallem për herë të tretë rresht më i miri

Hendboll

Gjuka: Ndjenjë e mirë të shpallem për herë të tretë rresht më i miri

Më: 22 janar 2024 Në ora: 23:23
Egzon Gjuka

Egzon Gjuka është shpallur për herë të tretë rresht hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë.

Më i miri i vitit 2023 u shpall në ceremoninë “Laureatët” të mbajtur të hënën mbrëma.

Për çmimin:

“Është hera e tretë rresht që po shpallem lojtari më i mirë në Kosovë dhe normal është një ndjenjë mjaft e mirë kur trajnerët e skuadrave tjera më vlerësojnë për punën dhe performancën që e shfaqi”.

Për vitin 2023:

“Viti 2023 ishte i mirë në përgjithësi. Me Besën u shpallëm kampionë të Kosovës dhe në verë kalova te KH Rahoveci, ku arritëm të bëjmë një skuadër konkurruese.

Jemi kampion vjeshtor me 14 fitore nga 14 ndeshje”.

Planet e synimet për vitin 2024:

“Jam duke punuar shumë për rikuperim pas lëndimit dhe operimit që e pata.

Shpresoj që në fund të muajit mars të jem gati të jap kontributin tim për Rahovecin.

Do të jetë një vit interesant besoj. Jemi tri skuadra që po konkurrojmë për titull të kampionit dhe shpresoj që në fund të shfaqim vlerat tona si ekip, duke i sjellë trofetë në Rahovec. Synim tani e kam kthimin nga lëndimi e pastaj të vazhdojmë fuqishëm me Rahovecin e po ashtu me Kombëtaren e Kosovës në garat që na presin në fundvit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat