Sot luhet finalja e madhe e Kampionatit Evropian 

Hendboll

Sot luhet finalja e madhe e Kampionatit Evropian 

Nga: K. G. Më: 28 janar 2024 Në ora: 12:19
Pamje nga një ndeshje

Katër kombëtaret më të mira të Kampionatit Evropian 2024 do të luajnë sot ndeshjet e fundit.

Dita e fundit e Kampionatit Evropian në Gjermani do të mbyllet me finalen e madhe në orën 17:45.

Për vendin e parë apo medaljen e artë do të luftojnë kombëtaret e Francës dhe Danimarkës, të cilat triumfuan ndaj Suedisë përkatësisht Gjermanisë.

Franca do të sulmojë për të fituar të artën e katërt në Kampionatin Evropian, ndërsa Danimarka do të përpiqet të artën e tretë.

Nga ora 15:00 takohen Suedia dhe Gjermania në duel për pozitën e tretë dhe medaljen e bronztë.

Në Kampionatin Evropian 2022, i cili u mbajt në Hungari dhe Sllovaki, vendin e parë e fitoi Suedia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat