Federata, Eugen Saraçini dhe klubet!

Hendboll

Federata, Eugen Saraçini dhe klubet!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 6 shkurt 2024 Në ora: 13:40
Pamje nga një ndeshje

Klubet një herë e përgjithmonë duhet të kuptojnë realitetin!

Federata nuk financon klube, federata nuk stërvit klube edhe federata nuk sponsorizon klube.

Federata është për organizimin dhe mirëvajtjen e garave!

Në rrethana normale, po të ishin klubet mirë të financuara, secila me buxhet mbi 500 mijë euro, emri federatë as do të dëgjohej në opinion!

Shikojeni Gjermaninë, Spanjën, Francën, pak kush e di që ka federatë se federata nuk është faktor por janë argatë me pagesë në organizimin dhe mirëvajtjen e garave.

Nëse klubet mendojnë se federata duhet mi financuar, mi stërvitur e mi sponsorizuar, atëherë nuk keni nevojë me emëruar trajner po Eugen Saraçinin emërojeni trajner të përgjithshëm.

Eugen Saraçini është kryetar i federatës dhe federata nuk merret me çështje te brendshme organizative të klubeve. Klubet duhet të shërohen nga sëmundja shumëvjeçare që Federata ka faj për krizën nëpër klube!

Faj kanë klubet që janë njerëzit e gabueshëm dhe nuk gjejnë mjet apo nuk përfitojnë nga 30 për qindshi!
Kuptojeni një herë e përgjithmonë, klubet janë nën ombrellën e federatës por federata nuk stërvit as nuk iu gjen sponsorë klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat