Vëllaznimi në krizë financiare! Florin Buza: Shpejt hendbolli i Kosovës, do t’i vuaj pasojat afatgjate

Hendboll

Vëllaznimi në krizë financiare! Florin Buza: Shpejt hendbolli i Kosovës, do t’i vuaj pasojat afatgjate

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 7 shkurt 2024 Në ora: 12:06
Florin Buza

Vëllaznimi i Gjakovës po përballet me probleme të mëdha financiare si pjesa më e madhe e klubeve të elitës së hendbollit të Kosovës (meshkujt).

Gjakovarët me vështirësi të mëdha financiare po i zhvillojnë garat në Superligë.

Se Vëllaznimi po përjeton krizën më të madhe në histori, tregon edhe renditja e tyre në fund të tabelës me 2 pikë nga 14 ndeshjet e zhvilluara, apo ka 1 fitore e 13 humbje.

Për situatën që po kalon klubi kuqezi më së miri tregon Florin Buza, udhëheq i kryesisë teknike të KH Vëllaznimit. 

“Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të KH Vëllaznimi, kryesia japi dorëheqje për shkak të pamundësisë të atraktimit të sponzorëve të klubit. Po ashtu u zgjedhë një udhëheqësi teknike dhe grup punues.

Kjo udhëheqësi teknike e përkohshme dhe grupi punues, do të duhej të punonte në drejtimin e stabilizimit të situatës financiare dhe sportive.

Edhe pse kjo ishte një ndryshim pozitiv, prapëseprapë klubi është në të njëjtën situatë financiare, që do të duhej të reflektonte njëjtë në aspektin negativ në performancën e ekipit në tërësi”, thotë Buza për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Buza ka shprehur shqetësimin se deri me tash askush nga sponosrët nuk iu është afruar klubit. 

“Do ta shfrytëzoj rastin, të falënderoj trajnerin fillimisht, dhe gjithë ekipin, që vazhdimisht kanë pas vullnet për me vazhdu përkundër mos përmbushjes së obligimeve ndaj tyre.

Pra, deri tani, nuk ju ka ofruar klubit për ndihmë ndonjë biznes apo individ, edhe pse kemi marrë një fushatë vizitash.

Unë personalisht mendoj që përkundër të mirave të ligjit të sponzorizimit, nuk po shfrytëzohet nga kompanitë, por edhe afatgjatë nuk mendoj që është zgjidhje”, ka nënvizuar Buza.

Më tej ka prekur edhe problemin ku qëndron shkaku që nuk po afrohen kompanitë me KH Vëllaznimin. 

“Problemi fillimisht është që futbolli dhe basketbolli kanë një popullaritet dhe shikueshmëri më të madhe dhe kjo po ndikon në interesimin e kompanive për sportin e hendbollit.

Deri diku situata është e njëjtë në disa klube të Superliges së hendbollit, dhe mendoj që nëse nuk ka ndryshim në ketë drejtim,  shpejt hendbolli Kosovar, do t’i vuaj pasojat në mënyrë afatgjate”, ka përfunduar Buza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat