Rahoveci i shkakton humbje të thellë Prishtinës

Hendboll

Rahoveci i shkakton humbje të thellë Prishtinës

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 23:16
Pamje nga ndeshja

Rahoveci ka shpërthyer në pjesën e dytë për fitore bindëse ndaj Prishtinës, 40:25.


Ndeshja e luajtur të dielën në mbrëmje në kryeqytet i takoi xhiros së 15-të, përkatësisht xhiros së parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll.

Pjesa e parë ishte e barabartë. Në minutat e fundit, Rahoveci u shkëput në tri gola, 16:13.

“Vreshtarët” dominuan plotësisht në pjesën e dytë dhe në fund fituan me 15 gola dallim, 40:25.

Granit Kadiri i shënoi gjashtë gola për Rahovecin, ndërsa pesë i kishte Victor Alonso.

Te Prishtina më efikasi ishte Gent Bajrami me pesë gola. Katër i kishte Oltion Beshiri.

Rahoveci ka 15 fitore këtë edicion garues. Udhëheq në tabelë me 30 pikë. Besa Famgas është e dyta me 24 pikë.
Prishtina është e pesta me 14 pikë.

Të dielën u luajt edhe ndeshja Vushtrria – Besa Famgas. Kampionia në fuqi, Besa Famgas, fitoi bindshëm, 43:16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat