Demë Sadiku: Ndodhi një veprim i turpshëm në Gjakovë, marre iu qoftë

Hendboll

Demë Sadiku: Ndodhi një veprim i turpshëm në Gjakovë, marre iu qoftë

Nga: K.G. Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 12:07
Trofetë e Shqiponjës

Klubi i hendbollit Shqiponja e Gjakovës (femrat), anëtare e Superligës së Kosovës, ka reaguar në lidhje me ndarjen çmimit për më të mirin e Gjakovës.

Shqiponja që synon katërshen e parë ka reaguar për faktin se pretendojnë se iu bë e padrejtë nga komisioni për shpalljen e më të mirëve. 

“Kupat e fituara për dy vitet e fundit.

Gjakova u turpërua.

Në solemnitetin e DKRS-së për klubin, sportistin, trajnerin dhe punëtorin sportiv KHF SHqiponjës ju bë një padrejtësi e madhe, ngase përkundër rezultateve më të mira nuk shpallet ekipi më i mirë, por shpallet KB "Vëllazënimi"", reagon KH Shqiponja.

Po ashtu as trajneri as punëtori sportiv nuk zgjidhet nga KHF "Shqiponja" pas kësaj padrejtësie të madhe në fund të solemnitetit reagon ashpër Sekretari i klubit z. Demë Sadiku i cili e merr vetë fjalën dhe vazhdoi.

"Ndodhi një veprim i turpshëm ngase KHF "Shqiponja" edhe pse pa ndihmën e komunës i sjell në Gjakovë dy tituj Kampion të Kosovës.

Po ju përkujtojë se kadetet e Shqiponjës janë shpallur Kampione të Kosovës dhe në fund të vitit janë shpallur ekipi më i mirë i kadeteve në Kosovë dhe për këtë janë shpërblyer.

Po ashtu edhe ekipi i pioniereve shpallet Kampion i Kosovës dhe ekipi më i mirë i Kosovës për pionere dhe po ashtu shpërblehet nga FHK-ja.

Me gjithë këto rezultate ju nuk e shpallni ekipin më të mirë në Gjakovë.

Prandaj po ju them turpi ju mbuloftë për këtë veprim të paskrupullt, marre, marre ju qoftë, ne pavarësisht kësaj padrejtësie do të vazhdojmë me suksese.

Por mos harroni se edhe ne jemi Gjakovë edhe një herë marre ju qoftë për një veprim të tillë", përfundoi fjalën e vet z. Demë Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat