Kosova U16 mposhtet nga Sllovakia, nesër dy ndeshje

Hendboll

Kosova U16 mposhtet nga Sllovakia, nesër dy ndeshje

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 20:09
Kosova U16

Hendbollistet e Kosovës U16 po vazhdojnë me ndeshje në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë.

Të mërkurën, Kombëtarja jonë luajti me Sllovakinë, ndërsa pësoi me rezultat të thellë, 27:7.

Sërish vajzat tona nuk shfaqën shumë, përkundër angazhimit.

Por ato kanë kuptuar edhe një herë që i pret punë e madhe për të arritur në nivel serioz ndërkombëtar.

Të enjten Kosova U16 luan me Rumaninë e më pas me Slloveninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat