Kosova U20 në grup me Finlandën dhe Bullgarinë

Hendboll

Kosova U20 në grup me Finlandën dhe Bullgarinë

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 18:41
Grupet

Të enjten është hedhur shorti edhe për Kampionatin Evropian U20 të Divizionit B për hendbollistë.

Ky Evropian mbahet në Prishtinë prej 13 deri më 21 korrik.

Do të jenë plot 12 Kombëtare të ndara në katër grupe.

Kombëtarja U20 e Kosovës është në grupin A së bashku me Finlandën e Bullgarinë.
Grupi B e përbëjnë Luksemburgu, Turqia e Belgjika.

Lituania, Gjeorgjia e Estonia janë në grupin C, ndërsa grupi D përbëhet nga Letonia, Sllovakia e Britania e Madhe.
Kujtojmë që në vendin tonë në verë do të organizohen dy kampionate evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat