Sahiti thumbon: Dy muaj as pagë, as derivatet nuk mi keni paguar! - Bota Sot
Sahiti thumbon: Dy muaj as pagë, as derivatet nuk mi keni paguar!

Hendboll

Sahiti thumbon: Dy muaj as pagë, as derivatet nuk mi keni paguar!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 janar 2017 Në ora: 11:10
Granit Sahiti

Hendbollisti Granit Sahiti konfirmon ndarjen me klubin e Zhegrës. Sipas tij arsye e prishjes me këtë klub është se dy muaj nuk ka marrë asnjë centi!  Sahiti konsiderohet si ndër lojtarët më të mirë në hendbollin e Kosovës. “Nuk jam pjesë e KH Zhegrës. Deri te prishja e marrëveshjes erdhi nga mos pagesa e kontributit tim. Nga 3 muaj sa kam kontribuar në këtë klub vetëm një muaj më është paguar. Me qëllim e ceka arsyen e prishjes së marrëveshjes që të mos ketë thashetheme. Për respekt të hendbolldashësve në Zhegër, dua të ceki një detaj: në bisedën me kryesinë e klubit me është thënë që kam bojkotuar klubin pas muajit të tretë, më saktësisht para ndeshjes kundër Kosovës së Vushtrrisë. Të mos keqkuptohemi, kanë qenë dy muaj deri në at ditë që as pagat e as derivatet nuk me janë paguar, domethënë dy muaj jam ballafaquar me mjete të mia personale. Unë nuk e di se si çelet rrugë më shumë për një klub që megjithatë kam qenë përforcim.

Vlerësojeni vet ju miq e sidomos fansa të KH Zhegrës nëse është kjo bojkot apo çka, pas dy muaj pa pagesë e kam ndalë aktivizimin tim në klub. Pagesa e derivateve megjithatë më është bërë diku një muaj pas ndaljes se angazhimit tim. Pagat kurrë më. Arsye tjetër për mos pagimin e kontributit sipas kryesisë ka qenë së kanë investuar në mua për regjistrimin tim në FHK, pasi që isha i regjistruar në Federatën Turke që kisha luajtur së fundmi. Besoj që dihet se ajo nuk mund të futet në këtë muhabet se ka qenë dëshira e tyre që të luaj në KH Zhegra dhe kanë pranuar ta paguajnë në fillim (thjeshtë është obligim i klubit nëse do me marrë përforcim apo jo). Është përmendur shumë ndeshja kundër KH  Drita, kush ka qenë në tribunë e kanë parë angazhimin tim, besoj dhe ekzistojnë xhirimet, nuk është mirë me u marrë me thashetheme. Kushdo që ka shpik jam i gatshëm në çfarëdo mënyre të ballafaqohem me të. Ka shumë gjëra të tjera që nuk i them, por Falënderoj përzemërsisht gjithë tifozët e Zhegrës që me kanë përkrahur gjithnjë. Me vjen keq që ka ardhur deri në këtë gjendje kjo punë”, shkruan Sahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat