Gjatë fundjavës mot i vranët dhe me mjegull - Bota Sot
Gjatë fundjavës mot i vranët dhe me mjegull

Kosova

Gjatë fundjavës mot i vranët dhe me mjegull

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 07:04
Ilustrim

Në fundjavë mot më i butë, pjesërisht i vranët. Në mëngjes me ngrica, e në vise të ulëta mjegull.

Ditëve të fundjavës vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike mbi Mesdhe, derisa masa të ngrohta ajrore do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajon, duke sjell mot më të butë dhe pjesërisht të vranët. Nën këto kushte në vise të ulëta, orëve të mëngjesit, do të formohen edhe shtresa mjegulle.

Në fillim të javës së ardhshme nga veriu i kontinentit, një front i ftohtë, me masa të ftohta ajrore do të depërtojë mbi rajon, që do të sjellë të reshura shiu ditën e hënë, e nga dita e martë edhe mundësi për reshje të dobëta bore.

Nën kushtet e fushave të presionit të lartë që ndodhen mbi rajon, si dhe inversionit termik, nuk pritet qarkullim i mjaftueshëm ajror, kështuqë ditëve të fundjavës vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të mbesin në vlera të pashëndetshme, mirëpo me afrimin e frontit të ftohtë, gjatë ditës së hënë pritet përmirësim i cilësisë së ajrit.

22.12 - Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës pjesërisht vranët.

23.12 - Mot më i butë, pjesërisht i vranët, e gjatë ditës me intervale më të gjata me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull, që mund të mbetet edhe gjatë ditës.

24.12 - Në mëngjes mjegull në vise të ulëta. Gjatë ditës mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, që më vonë në mbrëmje pritet të përzien edhe me borë.

25.12-26.12 - Mot më i ftohtë, pjesërisht i vranët, kohë pas kohe me mundësi për reshje lokale bore.

Image

Temperaturat do të shënojnë rritje mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -5C deri në +1C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 7C deri në 10C, e nga dita e martë do të zbresin deri në +2C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi 1-4m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...