Shoqata Konsumatori: Ka ankesa se çmimet e naftës janë të fryra

Kosova

Shoqata Konsumatori: Ka ankesa se çmimet e naftës janë të fryra

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 14:41
Foto ilustrim

Një shoqatë që merret me ankesat e qytetarëve ka konfirmuar se kanë pranuar shqetësime të vozitësve për çmimin e lartë të naftës. Sipas Selatin Kaçanikut, çmimet e derivateve të naftës në Kosovës janë të fryra. Ka thënë se edhe shteti ka faj për këtë çmim. Ka kërkuar ndërhyrjen e Autoritetit të Konkurrencës.

Ankesa të shumta ka marrë organizata për mbrojtjen e konsumatorëve “Konsumatori” për çmimin aktual të naftës që sillet prej 1 euro 20 centë. Kryetari i kësaj organizate, Selatin Kaçaniku thotë se në këtë situatë duhet të ndërhyjë Autoriteti i Konkurrëncës, duke shtuar se shteti është kontribuuesi kryesori i rritjes së çmimeve.

Qe tre muaj çmimi i naftës në Kosovë vazhdon të mbetet 1 euro 20 cent. 30 cent më shtrenjtë se vendet e rajonit. Asnjë institucion deri më tash s’ka reaguar pse është kaq i lartë ky çmim. Po dyshohet se bizneset që merren me naftë kanë bërë marrëveshje të fshehtë.

Për këtë, Selatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori” thotë se Autoriteti i Konkurrencës  e ka për detyrë me ndërhy. Sipas tij, shteti është kontribuuesi kryesor i rritjes së çmimit të naftës.

“Ka ankesa për çmimin e naftës. Kontribuuesi më i madh të ngritja e çmimit është shteti”, përfundoi ai. “Sa i përket cilësisë dhe sasisë është prap një tregim tjketër, kemi shumë ankesa dhe probleme. Qytetarët në organizatën konsumatori jo vetëm në karburante por askund nuk i njihet e drejta ligjore për matjen e cilësisë së produkteve”, tha Selatin Kaçaniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat