Polici i plagosur në Istog ka vdekur para pak çastesh.
Lajmi për Kallxo është konfirmuar nga prokurorja Sahide Gashi.
“E kemi këtë informacion edhe unë jam duke shkuar në vendin e ngjarjes” ka thënë Gashi.
Para një ore, një person ka mbetur i vrarë në qendër të Istogut, kanë konfirmuar zyrtarë të Policisë.
Bëhet e ditur se një polic ka mbetur i plagosur gjatë përleshjes me armë zjarri, por nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore.
Një granatë ka mbetur në vendin e ngjarjes në të cilën një person mbeti i vrarë.