Pankarta “Mirëserdhët Bashkëatdhetarë”, vendoset përpara shtatoreve të heronjve në Podujevë

Kosova

Pankarta “Mirëserdhët Bashkëatdhetarë”, vendoset përpara shtatoreve të heronjve në Podujevë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 16:50
Pankarta “Mirëserdhët Bashkëatdhetarë”, vendoset përpara shtatoreve të heronjve në Podujevë

Baki Ejupi që është veteran i UÇK-së e nënoficer i FSK-së, ka vendosur një pankartë me mbi shkrimin “Mirëserdhët Bashkatdhetarë”, së bashku me emblemën dhe flamurin e UÇK-së.

Ideatori këtë poster e ka vendosur përpara shtatoreve të heronjve në qendër të qytetit.

“Arsyeja e këtij aktiviteti simbolik për mërgatën tonë është një mbështetje morale se në kohët më të vështira të vendit tonë kanë dhënë shumë për vendin tonë”, ka thënë Ejupi.

Ejupi ka shtuar se po ashtu në këtë vend do t’i vendos edhe flamuj kombëtarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat