Bekim Hamëz Jashari: Në zemër do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për dëshmorët e kombit

Kosova

Bekim Hamëz Jashari: Në zemër do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për dëshmorët e kombit

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 18:19
Bekim Jashari

Bekim Hamëz Jashari në ditën e Veteranëve ka thënë  se me këngë e valle është kujtuar sulmi i parë mbi Familjen Jashari, që ka ndodhur 27 vite më parë.

Ai ka thënë se falë gjakut të Adem Jasharit dhe gjithë dëshmorëve të tjerë, sot Kosova gëzon pavarësinë e saj.

“Sot, pikërisht në ‘Ditën e Veteranëve’, kemi organizuar koncertin në Qendrën e Kulturës ‘Hasan Prishtina’, nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve ‘Shota’ dhe Ansambli ‘Drenica’, për të kujtuar me krenari sakrificën e Familjes Jashari dhe Komandantin Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, ku falë gjakut të tyre dhe gjithë dëshmorëve anë kënd trojeve shqiptare, sot e gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Në mendje dhe zemër do ta ruajmë përjetësisht kujtimin për dëshmorët e kombit, do t’i kujtojmë brez pas brezi, ndaj të cilëve do të jemi përgjithmonë mirënjohës”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat