Katër persona të armatosur hynë në një market në Rahovec

Kosova

Katër persona të armatosur hynë në një market në Rahovec

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 15:36
Ilustrim

Dy punëtore të sigurimit të një marketi në Rahovec kanë raportuar se katër persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të gjata kanë depërtuar me forcë brenda marketit, por nuk kanë arrit të kryejnë grabitjen.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur me një automjet me tabela huaja.

Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rastin janë duke e hetuar të gjitha njësitet relevante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat