Urimi i Pal Lekajt për vitin e ri

Kosova

Urimi i Pal Lekajt për vitin e ri

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 16:52
Pal Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me anë të një video-postimi ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për vitin e ri.

Lekja po ashtu ka u bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në trafik.

Në vijim ndiqni të plotë urimin e ministrit Lekaj me rastin e festës së vitit të ri:

“Në ditën e fundit të vitit 2018, duke i kujtuar disa nga momentet dhe projektet që kanë ndodhur dhe disa që po zhvillohen, ju them të gjithëve GËZUAR dhe urime për vitin e ri. Po ashtu ju bëj thirrje si në çdo rast tjetër, që të keni kujdes të shtuar në trafik. Urime viti 2019, me dëshirën që të keni shëndet, mbarësi, suksese e çdo të mirë në familjet e juaja!  Festoni e gëzohuni me momentet më të mira të festës. GËZUAR!”, thuhet në urimin e ministrit Pal Lekaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat