Vrella respekton policin e vrarë Izet Demaj, asnjë fishekzjarr i ndezur për nder të tij

Kosova

Vrella respekton policin e vrarë Izet Demaj, asnjë fishekzjarr i ndezur për nder të tij

Më: 1 janar 2019 Në ora: 07:21
Vrella

Vendlindja e policit të vrarë në Istog, Izet Demaj, ka vendosur që sonte të mos festojë për nder të policit të vrarë nga një plaçkitës bankash ditë më parë

Izet Demaj u vra nga një plaçkitës banke më 27 dhjetor të vitit 2018 dhe është varrosur para dy dite në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Koshare.

Një lexues ka dërguar një foto të orës 12 ku shihet se qielli i Vrellës nuk ka qenë farë i ndriçuar nga fishekzjarrët në ndërrimin e motmoteve.

Përndryshe, sonte në Kosovë ka pasur raporte edhe nga qendrat emergjente edhe nga policia për disa të lënduar si pasojë e mjeteve piroteknike.

Në Gjilan aksidentalisht, siç raportohet, është vrarë një grua nga burri i saj me armë gjatë festës, ndërkohë janë shënuar edhe disa raste zjarri.

Në Prishtinë dhe Rahovec janë djegur një banesë respektivisht një shtallë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat