Pastrohen nga bora rrugët e fshatrave të maleve të Berishës

Kosova

Pastrohen nga bora rrugët e fshatrave të maleve të Berishës

Më: 2 janar 2019 Në ora: 18:21
Ilustrim

Reshje të dendura të borës ka pasur sot në komunën e Malishevës.

Dendësia e borës ka qenë më e madhe në viset malore, ku në orët e mbrëmjes autoritetet lokale janë përkujdesur që t’i pastrojnë rrugët, njofton komuna.

“Brenda mundësive që kemi, jemi duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet në mënyrë që rrugët të jenë të qarkullueshme, pavarësisht borës dhe ngricave që po mbretërojnë sot. Të gjitha rrugët janë të kalueshme, përfshi edhe rrugët në fshatrat Tërpezë, Berishës, Fshati i Ri, e deri në Kleçkë”, ka deklaruar nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha.

Siç thuhet në njoftim të gjitha rrugët janë të kalueshme, por tërhiqet vërejtja se në disa vende mund të ketë ngrica. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat