Plani i Ministrit Mustafa për t’i parandaluar plaçkitjet në banka

Kosova

Plani i Ministrit Mustafa për t’i parandaluar plaçkitjet në banka

Më: 3 janar 2019 Në ora: 22:47
Ekrem Mustafa

Grabitësit nuk do ta kenë më të lehtë të grabisin para nëpër institucionet financiare. Kështu po thotë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa. Sipas tij është bërë një plan operativ me anë të cilit po synohet që t’i lejoj të bartin armë edhe punëtorët që i ruajnë bankat.

Po ashtu kreu i MPB-së po planifikon që t’i furnizoj me armë të gjata edhe patrullat policore. Mustafa ka premtuar se ligji për pjesëtarët e Policisë për sigurime shëndetësore do të finalizohet brenda këtij muaji.

Ngjarja në Istog, kur polic u vra pasi u qëllua nga një grabitës i armatosur kanë bërë që Ministria e Punëve të Brendshme të hartojë një plan të ri të sigurisë.

Ky institucion po planifikon që t’i lejojë punëtorët e sigurimit të bartin armë.

Ekrem Mustafa ka shpalosur planin operativ me anë të cilit planifikojnë t’i parandalojnë grabitjet nëpër banka.

“Duke analizuar dhe duke kërkuar guvernatori i BCK që gjatë licencimit të merren parasysh si aspekti i viziualitetit apo kamerave të cilat i vendosin bankat. Mbrojtja me dritare të blinduara dhe dyer dhe mekanizmat të cilat ja pamundësojnë hyrjen në institucionet financiare keqbërësve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat