SBASHK thotë se ka marrë mbështetje nga Sindikatat e Arsimit të Evropës

Kosova

SBASHK thotë se ka marrë mbështetje nga Sindikatat e Arsimit të Evropës

Më: 9 janar 2019 Në ora: 14:00
ETUCE

SBASHK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka informuar me kohë Komitetin e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) me seli në Bruksel për gjenden në arsimin e Kosovës dhe për angazhimet që janë duke u bërë për realizimin e kërkesës legjitime për përmirësimin e koeficienteve për tërë sektorin e arsimit në projektligjin e pagave.

“Duke e parë se dialogu nuk po jep rezultate , SBASHK-u  është detyruar që duke respektuar  zërin e  anëtarësisë të  përgatit për grevë të përgjithshme  dhe për këtë  ka informuar  ETUCE-n”, thuhet në komunikatë.

Për këtë SBASHK thotë të ketë marrë përkrahjen e plotë nga ETUCE lidhur me kërkesat e tyre ndaj Qeverisë.

“Drejtorja  gjenerale e Komitetin  të Unionit   të  Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), që numërojnë 11 milionë anëtarë, Suzan Flocken , në  emër të gjithë sindikatave të arsimit të Evropës  ka përsëritur mbështetjen e fuqishme për SBASHK-un duke shtuar se ETUCE do të kërkojë nga Qeveria e Kosovës të përmbushë  dhe zbatojë premtimet në mënyrë që koeficientet për gjithë të punësuarit në sektorin publik të arsimit të ngritën për 30%”, thuhet në komunikatë.

Theksohet se Drejtorja  gjenerale e Komitetin  të Unionit   të  Sindikatave të Arsimit të Evropës Flocken  është shprehur se  do ta monitorojnë situatën  dhe do të vazhdojnë me mbështetjen për SBASHK-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat