Haradinaj takohet me zyrtarë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Kosova

Haradinaj takohet me zyrtarë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë

Nga: Z.B Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:06
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pati një takim me anëtarët nga Oda Ekonomike Amerikane të Kosovës .

Në këtë takim kreu i qeverisë së Kosovës përmes një njoftimi në Facebook, njofton se diskutuan disa tema  me anë  të cilave do të hapnin rrugë për të bërë biznes,  “....si dhe i diskutuam disa nga temat kryesore, me anë të të cilave do të hapej rrugë për zhvillim ekonomik, investime të reja dhe rritje buxhetore...”, thotë ndër të tjerash Haradinaj, përcjell Bota Sot.

Më poshtë shihni reagimin e tij të plotë:

Qeveria ka hyrë në dinamikë intensive të punës për zhvillim ekonomik në vend. Nga anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës dhe sipërmarrës, pranova rekomandime për zhvillimin e sektorit privat dhe avancimin e klimës në të bërit biznes, si dhe i diskutuam disa nga temat kryesore, me anë të të cilave do të hapej rrugë për zhvillim ekonomik, investime të reja dhe rritje buxhetore. Vitin e kaluar kemi krijuar Zonën e Veçantë Ekonomike Amerikane në Gjakovë dhe jemi në përpjekje që ajo të funksionalizohet sa më parë, si adresë për investitorë amerikanë. Impakti i OEAK në këtë drejtim është i jashtëzakonshëm dhe në këtë frymë jemi të gatshëm për dialog dhe partneritet të vazhdueshëm me këtë segment shumë të rëndësishëm, që na lidhë edhe më shumë me shtetin mik dhe ekonominë e madhe amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat