Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka thënë se përkrah grevën e mësimdhënësve dhe SBASHK-ut.
Ajo ka thënë se nxënësit e Kosovës, po i bartin pasojat e politikanëve të këqinj, përcjell Bota sot.
Sipas saj, fajin për këtë e bart Qeveria e Kosovës.
Reagimi i saj i plotë:
I përkrahi mësimdhënësit dhe SBASHK-un
Më së shumti, ama më së shumti, më dhimbsen nxënësit e fëmijët tanë, të cilët i bartin pasojat e politikanëve të këqinj, të cilët nuk marrin parasysh kërkesat që nga fillimi të SBASHK-ut, për rritjen me të drejtë të koeficientit të pagës për mësimdhënësit. Ne si deputete dhe pjesë e Komisionit Parlamentar për këtë fushë, kemi bashkëpunuar me SBASHK-un, kemi kërkuar ndryshimin e projektligjit përkatës, por fatkeqësisht nuk është marrë parasysh. Prandaj, greva e paralajmëruar nga SBASHK-u dhe mësimdhënësit, fatkeqësisht e rëndë për procesin mësimor dhe vetë nxënësit, por faji e bart Qeveria e Kosovës! Unë i përkrahi mësimdhënësit, nxënësit dhe SBASHK-un!