Banorët e Orllanit: Mos na lini pa ujë!

Kosova

Banorët e Orllanit: Mos na lini pa ujë!

Më: 14 janar 2019 Në ora: 18:12
Orllan

Banorët e Orllanit dhe fshatrave përreth do të kërkojnë llogari nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor rreth projektit për furnizim me ujë të pijes për këta banorë.

Ata përmes një komunikate për media kanë paralajmëruar se nesër në ora 13:00 do t’ia mësyjnë MMPH-së, fillimisht të kërkojnë llogari duke qenë këmbëngulës që të plotësohen mjetet që janë marrë nga projekti për ujin, pa u votuar buxheti për vitin 2019, në lexim të dytë.

“Fatkeqësisht, kësaj radhe qëllimisht MMPH në krye me ministrin Fatmir Matoshi po donë të na  “vjedhë”  një pjesë të mjeteve buxhetore të cilat ishin ndarë  me ligjin e buxhetit të vitit 2018, për projektin për Furnizim me ujë të pijshëm për banorët e Orllanit. Ne do të jemi të obliguar të mos zgjedhim forma për të arritur qëllimin tonë realizimin e projektit  të furnizimit me ujë, si e drejtë që na takon  edhe me kushtetutë, ligje vendore e konventa  ndërkombëtare, as me shumë e as më pak  qasja në ujë cilësor”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, banorët janë ankuar disa herë për mungesë uji të pijes gjë që po ndikon në largimin e një pjese të tyre nga Orllani dhe fshatrat përreth, duke adresuar këto fakte bashkë me kërkesat dhe nënshkrimet e banorëve me dhjetëra herë, derisa Kuvendi i Kosovës me ligjin e buxhetit ndau mjetet dhe u planifikua projekti i furnizimit me ujë. 

“E tani ministër Matoshi jo qe s’erdhi uji por as nuk i filluat procedurat e prokurimit gjatë viti 2018 Aq me keq tani, ju shkoni  “vjedhin” mjetet që janë  ndarë për furnizim me ujë të këtyre banorëve. Ministër, pse po luani me ndjenja të banorëve të Orllanit dhe fshatrave përreth?  Deri kur mendoni se ne banorët duhet duruar këto padrejtësi?

A duhet edhe ne të fillojmë të sillemi sikurse ju në mënyra arrogante të pandërgjegjshme, të papërgjegjshme për veprimet tona? Çfarë do të thoni sikur të gjithë banoret të shkojnë  tek penda e liqenit dhe të ndalin furnizimin e ujë të pijshëm ( përgjegjës do të ishit ju z. Ministër për gjitha telashet që do të ndodhnin ), në mënyrë që  të kuptoni rëndësinë e të qenit pa ujë!?”, thuhet më tej në njoftim.

Banorët thonë se në MMPH nga draft-buxheti i viti 2019 u zhdukën rreth një milion euro, mjete këto që ishin ndarë me miratimin e buxhetit të vitit për realizimin e projektit për ujësjellësin në Orllan.

Ata ndërkaq u bëjnë thirrje deputetëve të Parlamentit te Kosovës që të votojnë buxhetin për 2019 pa u kompletuar mjetet për projektin e ujësjellësit në Orllan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat