Prenë lopën e sëmurë për ta shitur, një muaj paraburgim - Bota Sot
Prenë lopën e sëmurë për ta shitur, një muaj paraburgim

Kosova

Prenë lopën e sëmurë për ta shitur, një muaj paraburgim

Më: 18 janar 2019 Në ora: 18:06
Prenë lopën e sëmurë për ta shitur, një muaj paraburgim

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.SH, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë blerë lopën e sëmurë, me qëllim që ta vejnë në qarkullim mishin.

Prokuroria thotë se më atë 16 janar, në fshatin Trestenik, Komuna Pejë, i pandehuri me inicialet S.Sh, së bashku me të pandehurin R e kanë blerë lopën e sëmurë nga i pandehuri M.B në shumë prej katërqind euro, me qëllim që ta vejnë në qarkullim mishin duke e ditur se është i sëmurë.

“Pas marrjes së informacionit policia shkon në bastisje në shtëpinë e të pandehurit dhe njoftojnë Inspektorët Komunal të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ku me atë rast konstatojnë se në shtëpinë e tij gjenden 1,089 kg mishra të përziera të cilat kanë qenë të destinuara për konsumim publik. Me këto veprime i pandehuri S.SH dyshohet se si bashkëkryes ka kryer veprën penale prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor. Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji”, thuhet në një komunikatë të gjykatës.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...