Deçani e ‘thyen akullin’, nis procesi mësimor!

Kosova

Deçani e ‘thyen akullin’, nis procesi mësimor!

Më: 22 janar 2019 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Komuna e Deçanit ka ‘prishur matematikat’ e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës sa i përket mbajtjes së grevës.

Kjo qytezë, që udhëhiqet nga Aleanca pwr Ardhmwrinw e Kosovws, sot edhe zyrtarisht, pas një jave në grevë, ka nisur procesin mësimor.

I pari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka konfirmuar për IO se mësimi ka nisur në gjitha shkollat.

“Po, nga sot ka filluar mësimi në të gjitha shkollat. S’janë në punë gjithë profesorët mirëpo 80% i janë kthyer shkollave”, ka thënë shkurt ai.

Ndryshe, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, u është përgjigjur dje komunave të cilat bënë apel të ndërpritet greva në arsim dhe të nisë mësimi.

Ai ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me anëtarësinë dhe ka vendosmëri që greva të vazhdojë deri në realizim të kërkesave.

“Them se ka unitet dhe vendosmëri për të vazhduar me grevën deri në realizimin e kërkesave të SBASHK-ut. Nuk konsiderohet si ndonjë presion i theksuar. Ata bëjnë apel për të nisur mësimi, por ata as nuk e kanë shpallur grevën e as nuk mund ta ndërpresin. Punëtorët e arsimit e kanë nisur dhe ata do ta ndalin grevën kur t’u plotësohen kërkesat”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat