Mbingarkohet Klinika Emergjente, 260 raste për 24 orë

Kosova

Mbingarkohet Klinika Emergjente, 260 raste për 24 orë

Më: 24 janar 2019 Në ora: 09:09
QKUK

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka qenë e mbingarkuar në 24 orët e fundit.

Sipas statistikave të kësaj klinike, 260 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

56 raste kanë marrë shërbime mjekësore në dhomën e reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent).

58 raste kanë qenë të natyrës kirurgjike,  ndërsa 85 raste morën shërbime në dhomën internistike.

Janë ofruar 45 shërbime orotpedike, përderisa kishte 15 raste që kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat