MIT: Të gjitha rrugët në Kosovë, të kalueshme

Kosova

MIT: Të gjitha rrugët në Kosovë, të kalueshme

Më: 25 janar 2019 Në ora: 09:18
Ilustrim

Pas reshjeve të fundit të gjitha rrugët në vend, e që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, janë të kalueshme për qarkullim rrugor.

Kompanitë e kontraktuara nga MIT gjatë gjithë kohës janë në teren dhe po përkujdesën që rrugët e vendit të jenë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim, njofton kjo ministri përmes një komunikate për media.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ministri Pal Lekaj, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”.

“Përkundër reshjeve të borës, të gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit janë të kalueshme. Kompanitë e kontraktuara dhe përgjegjësit nga Ministria, gjatë gjithë kohës janë në teren. Ne jemi këtu për të siguruar rrugë të pastërta por ju qytetarë të nderuar përshtatjuni shpejtësisë dhe mos lëvizni pa pajisje dimërore!”, shkruan në statusin e postuar nga ministri Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat