Në njoftimin e Policisë së Kosovës, dërguar mediave, thuhet se dje ka humbur një person nga fshati Nabërgjan i Pejës ka dal nga shtëpia pasdite dhe nuk është kthyer më, përcjell Bota Sot.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje një “Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vëllai i tij viktima mashkull K-Shqiptar me të meta mendore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin policor.