Edhe Skenderaj me Zyrë për Ndihmë Juridike Falas

Kosova

Edhe Skenderaj me Zyrë për Ndihmë Juridike Falas

Më: 29 janar 2019 Në ora: 13:39
Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka pritur sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Agjencionit për Ndihmë Juridike Falas, Ramadan Gashi dhe drejtoreshën e Departamentit për Shërbime Juridike Falas, Anita Alaj Kalanderi, me të cilët është diskutuar për projektin e këtij agjencioni që ka të bëjë më funksionalizimin e shërbimeve juridike falas.

“Edhe në Skenderaj do të hapet zyra për ndihmë juridike falas, projekti ky i mbështetur nga UNDP, pasi të përfundojnë procedurat e shpalljes së konkursit për pranim të një zyrtari, me qëllim që qytetarëve t’u ofrohet ndihmë juridike falas. Kryetari Jashari i ka dhuruar Gashit Stemën e Komunës, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kohën që ishte në krye të Komunës së Skenderajt, në periudhën e pasluftës ku ishte e shkatërruar pothuajse gjithçka”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat