Dy këmbësorë të mitur goditen nga vetura në Viti

Kosova

Dy këmbësorë të mitur goditen nga vetura në Viti

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 21:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy të mitur kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur mbrëmë në Viti.

Sipas njoftimit të policisë në aksident janë përfshirë një veturë dhe dy këmbësor të moshës së mitur.

Sipas njoftimit të miturit të cilët kanë pësuar lëndime si pasojë e këtij aksidenti janë dërguar fillimisht në spitalin rajonal në Gjilan për tretman mjekësor, e më pas janë dërguar në QKUK.

Shoferi i veturës, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat