Kuvendi i Kosovës ka miratuar në seancën e sotme plenare Ligjin për Pagat.
Me ketë ligj, 70 përqind të punonjësve publikë u janë rritur pagat.
Për këtë ka reaguar edhe deputeti i Partisë Socialdemokrate Frashër Krasniqi, përcjell Bota sot.
Krasniqi ka uruar për miratimin e Ligjit, duke thënë se sot ishte dita e të gjitha kategorive që paguhen nga buxheti i Kosovës.
Ai ka thënë se edhe nga pozicioni i opozitës, mund të bëhet politikë, pasi Ligjin kaloi edhe me votat e deputetëve të subjektit të tij.
Reagimi i plotë:
Sektorit publik iu rriten pagat. Sot ishte dita për punëtorët e shëndetësisë, ata të arsimit, zjarrfikësit, policinë dhe të gjitha kategorive që paguhen nga buxheti i Kosovës.
Pra mund të bëhet politikë ndryshe edhe nga pozicioni i opozitës
Urime Kosovë!/BS