Me para të kujt është ndërtuar liqeni i Ujmanit?

Kosova

Me para të kujt është ndërtuar liqeni i Ujmanit?

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 07:39
Ujmani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani në rtv21, tregoi se me para të cilit vend është ndërtuar liqeni i Ujmanit.

Sipas Hasanit, ekzistojnë fakte ku tregojnë që ky liqen është ndërtuar me taksat e Kosovës. 

“Është në gazetë zyrtare të Kosovës të 78-shit, që është kredia mënyra se si është ndërtuar Ujmani, përveç që ka njerëz të gjallë. Krejt infrastrukturën ligjore e ke të gatshme 100%  është ndërtuar me taksat e Kosovës.”, ka deklaruar Hasani. 

Ai më tutje ka thënë që Kosova ka qenë sovrane sa i përket sistemit të taksave dhe ekziston marrëveshja që është botuar në gazetën zyrtare. 

“Deri në detaje dihet sa para ka kushtuar… dhe mbi bazën e kësaj duhet të lidhet një marrëveshje për shfrytëzimin e ujërave, sepse 70% është në territor të Kosovës”, ka thënë Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat