Dënohet me 6 muaj burgim një mjek në Gjilan që mori ryshfet 30 euro

Kosova

Dënohet me 6 muaj burgim një mjek në Gjilan që mori ryshfet 30 euro

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 15:45
Ilustrim

“I akuzuari E. E., me datë 22.05.2012 në cilësinë e mjekut në Spitalin Regjional në Gjilan ka kërkuar dhe pranuar të holla në shumën prej 30 euro nga e dëmtuara L. H. për lëshimin e tre raporteve specialistike”, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me këto veprime i akuzuari E. E. ka kryer veprën penale marrje ryshfeti, neni 343 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK), transmeton Koha.net.

I akuzuari është gjykuar për këtë vepër edhe vite më parë, mirëpo Gjykata e Apelit ka rikthyer lëndën në rigjykim.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat