62 përqind e grave në Kosovë kanë përjetuar ngacmime seksuale

Kosova

62 përqind e grave në Kosovë kanë përjetuar ngacmime seksuale

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 23:47
Ilustrim

Sipas hulumtimit të Rrjetit të Grave 68 përqind e grave kanë përjetuar dhunë të çfarëdo forme. Mbi 62 përqind e vajzave dhe grave kanë përjetuar ngacmime seksuale në Kosovë.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Ajo në emisionin “Click” në RTV 21 , tha se këto statistika bazohen në një hulumtim të  bërë nga ky rrjet. 

 “Ne e kemi bërë hulumtimin për dhunën në familje specifikisht ku e kemi parë se 68 përqind e grave dhe vajzave janë deklaru se gjatë jetës së tyre kanë përjetu ndonjë formë të dhunës, e mbi 62 përqind e grave dhe vajzave janë deklaru se kanë përjetu ngacmime seskuale.”, tha Berisha në emisionin “Click”.

Lidhur me rastin e të miturës në Drenas,  Berisha tha se kjo mund të cilësohet si dhunim, shantazhim, keqpërdorim i detyrës zyrtare. Ajo po ashtu shtoi se përveç që dhuna ndaj grave është dukuri, e tillë është edhe mosreagimi institucional në ankesat e grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat