Qëndron Kastrati falënderon bashkatdhetarët për donacione në Kamenicë

Kosova

Qëndron Kastrati falënderon bashkatdhetarët për donacione në Kamenicë

Nga: Z.B Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 16:54
Qëndron Kastrati

Kryetari i komunës së Kamenicës, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të  ditur se bashkatdhetarët nga diaspora po kontributin  e tyre për vendin , përcjell “Bota sot”.

Ai  përmes këtij postimi ka thënë se, donacione të tilla janë të mirëseardhura çdo herë, duke marrë parasysh mundësitë e kufizuara buxhetore që ka komuna

Postimi i plotë:

Është për t’u admiruar gatishmëria e bashkëatëdhetarëve tanë nga diaspora për të kontribouar për vendin e tyre. Shoqata “Muçivërci” ka dhuruar si donacion një pajisje për pastrimin e dyshemesë në shkollën “17 Shkurti” në Muçivërc. Kjo pajisje do t’ua lehtësojë punën për mirëmbajtjen e ambientit në këtë shkollë.

Donacione të tilla janë të mirëseardhura çdo herë, duke marrë parasysh mundësitë e kufizuara buxhetore që ka komuna. Jemi të përkushtuar që ta vazhdojmë bashkëpunimin e mirëfilltë dhe efektiv me diasporën tonë.
 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat