Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e ka pikëlluar lajmi për aksidentin tragjik që ndodhi sot në afërsi të Tetovës.
“I pikëllueshëm lajmi për aksidentin e rëndë që ndodhi sot në afërsi të Tetovës. Në emër timin dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave të kësaj tragjedie dhe shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, ka shkruar Veseli në Facebook.