Ora e parë e mësimit nesër i kushtohet shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Kosova

Ora e parë e mësimit nesër i kushtohet shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Më: 14 shkurt 2019 Në ora: 13:38
Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që nesër në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në prag të 11-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat