Pacolli takon homologun gjerman: Gjermania përkrahëse e madhe e Kosovës

Kosova

Pacolli takon homologun gjerman: Gjermania përkrahëse e madhe e Kosovës

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 18:07
Behgjet Pacolli, ka takuar homologun e tij gjerman Heiko Mass

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar homologun e tij gjerman Heiko Mass, ku kanë biseduar për raportet që duhet të intensifikohen midis dy vendeve.

Pacolli ka bërë të ditur se Gjermania si njëra ndër përkrahëset më të fuqishme të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për Kosovën.

“I inkurajuar jashtëzakonisht shumë me mbështetjen e madhe gjermane për heqjen e merituar të vizave për vendin tonë, do të vazhdoj koordinimin me ministrin Mass për përmbylljen e shpejtë të këtij procesi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat