Qalaj në Gjermani, për shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë - Bota Sot
Qalaj në Gjermani, për shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë

Kosova

Qalaj në Gjermani, për shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 11:42
Qalaj në Gjermani, për shkëmbimin e përvojave në fushën e sigurisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të PK-së, po merr pjesë në ‘Kongresin e Policisë Evropiane’ i cili po mbahet në Berlin të Gjermanisë, duke filluar nga sot e që do të zgjasë deri me 20 shkurt 2019, njofton zyra për informim e PK-së.

Pjesëmarrja në këtë kongres, përveç tjerash do të shfrytëzohet edhe për rritje të bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me policitë evropiane në përgjithësi dhe me strukturat policore të Gjermanisë në veçanti.

Përpos bashkëpunimit bilateral dhe multilateral, vizita ka për qëllim shkëmbimin dhe rritjen e përvojave në parandalimin dhe luftimin e rreziqeve dhe kërcënimeve në fushën e sigurisë, përfshirë terrorizmin, krimin e organizuar, krimin kibernetik, migrimin ilegal etj.

Gjatë kësaj vizite do të synohet edhe mundësia rreth shfrytëzimit dhe avancimit të teknologjisë për nevoja të institucioneve të zbatimit të ligjit.

Pjesëmarrja në këtë kongres pritet të rezultojë me shkëmbimin e eksperiencave më të mira, ku të gjitha shtetet pjesëmarrëse, e në veçanti PK-ja gjatë pjesëmarrjes do të angazhohet maksimalisht për të forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin me të gjitha shtetet pjesëmarrëse. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...