Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku, ka deklaruar se platforma e dialogut, e cila u është dorëzuar deputetëve, nuk dallon nga platforma e vitit 2011.
Millaku në një postim në Facebook, ka paralajmëruar se epilogu i kësaj, do të jetë lojë”, sikur me liberalizimin e vizave.
Sipas saj, loja do të vazhdojë me platforma të reja.
Postimi i Millakut:
Platforma që na u dorëzua kishte 11 parime, nga 11 përfaqësues joparimor dhe e cila nuk dallon nga platforma e 2011.
Epilogu përfundimtar do të jetë, na tradhtoi Europa sikur për liberalizim..... loja vazhdon me platforma të tjera!/BS