Inspektorët e Obiliqit rrënojnë një objekt ilegal në Shipitullë

Kosova

Inspektorët e Obiliqit rrënojnë një objekt ilegal në Shipitullë

Më: 1 mars 2019 Në ora: 16:28
Inspektorët e Obiliqit rrënojnë një objekt ilegal në Shipitullë

Drejtoria e inspektoratit në komunën e Obiliqit, vazhdon rrënimin e ndërtimeve pa leje.

Sipas një njoftimi të komunës, sot inspektorët e ndërtimit në zonën e interesit të veçantë ekonomik në fshatin Shipitullë, kanë ndërmarrë aksion për rrënimin e një objektit ilegal.

Drejtori i inspeksionit në komunën e Obiliqit, Burim Ismaili bënë thirrje qytetarëve të zonës së interesit që mos të marrin asnjë veprim që është e ndaluar me ligj dhe vetëm do t'i shkaktojnë dëm vetës së tyre.

Drejtoria e inspektoratit ka formuar task forcë prej katër inspektorëve që janë në monitorim 24-orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat