Acarohen protestuesit: Po na fotografojnë nga Pallati i Drejtësisë

Kosova

Acarohen protestuesit: Po na fotografojnë nga Pallati i Drejtësisë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 13:43
Teksa ata protestonin e kërkonin drejtësi, një grua brenda gjykatës është parë duke i fotografuar.

Para Gjykatës Themelore të Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, po mbahet protesta kundër vendimit të kësaj gjykate, që dënoi me tri vite e 6 muaj burg shoferin që goditit për vdekje dy gra.

Përpos vendimit, protestuesit i ka acaruar edhe një gjest nga zyrtarë të kësaj gjykate.

Teksa ata protestonin e kërkonin drejtësi, një grua brenda gjykatës është parë duke i fotografuar.

Kjo nuk i ka pëlqyer njërit nga protestuesit, i cili është i afërm i viktimave.

“Tu lujt koqe me neve. A po t’boH aparati?”, ka shkruar ai.

Periskopi ka siguruar fotografinë ku disa persona brenda gjykatës, që supozohet të jenë punonjës aty, shihen teksa fotografojnë protestuesit që dolën të kërkojnë drejtësi për vdekjen e dy grave të reja.

Përndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me tri vite e gjashtë muaj burgim shoferin që akuzohet se goditi për vdekje dy gra të reja në rrugën B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat