Suhareka do të bëhet me objekt të ri të komunës

Kosova

Suhareka do të bëhet me objekt të ri të komunës

Më: 6 mars 2019 Në ora: 15:30
Bali Muharremaj

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se, kjo komunë do ta ketë objektin e ri me shumë shërbime të avancuara. Ai ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, përcjellë "Bota Sot".

Postimi i plotë:

Suhareka do ta ketë objektin e ri të komunës me shumë shërbime të avansuara dhe me sallën e Asamblesë Komunale.

Sot kam nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri i cili do të ndërtohet brenda dy viteve.

Në vitin 2019 MAPL financon me 500.000.00 euro ndërsa Komuna jonë me 50.000.00 euro, ndërsa në vitin 2020 MAPL financon me 850.000.00 euro ndërsa Komuna jonë me 200.000.00 euro.

Urime të gjithëve.

Bali Muharremaj

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat