Myrtezaj tregon për takimin e fundit me heronjtë e familjes Jashari

Kosova

Myrtezaj tregon për takimin e fundit me heronjtë e familjes Jashari

Nga: A.ZH Më: 7 mars 2019 Në ora: 16:25
Fotoja është bërë me datën 10 mars 1998, në Skënderaj

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Valon Myrtezaj, ka rrëfyer për takimin e fundit me heronjtë e familjes Jashari në Prekaz.

Ai ka publikuar një foto në Facebook, në të cilën shihen prindërit e tij pranë trupave të ndërruar jetë të familjes Jashari.

Fotoja sipas tij, është bërë më 10 mars, 1998 në Skënderaj, në përpjekjen e parë të varrimit në ditën e parë, e botuar nga gazetat e kohës.

“T'a kujtojmë e mos t'a harrojmë asnjëherë historinë”, ka shkrua ai.

Postimi i tij i plotë:

Pranë trupave të ndërruar jetë të familjes Jashari.

Plot dhembje e pikëllim, Nana ime (Naile Murtezaj) dhe Baba im (Zenel Murtezaj) në këtë foto.

Bashkë me prindërit e mi, atë ditë kemi parë me sy tanë për herë të fundit heronjtë e familjes Jashari.

Kur sheh atë pamje, nga ajo ditë, njeriu ndryshon.

Fotoja është bërë me datën 10 mars 1998, në Skënderaj, në përpjekjen e parë të varrimit në ditën e parë, e botuar nga gazetat e kohës.

T'a kujtojmë e mos t'a harrojmë asnjëherë historinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat