Sherifi: LDK dhe VV po duan zgjedhje, ta udhëheqin Qeverinë dhe dialogun

Kosova

Sherifi: LDK dhe VV po duan zgjedhje, ta udhëheqin Qeverinë dhe dialogun

Më: 7 mars 2019 Në ora: 23:50
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar mospjesëmarrjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e Kuvendit të Kosovës për votimin e Platformës shtetërore për dialogun me Serbinë.

Sherifi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se këto dy parti opozitare “vazhdojnë të jenë konsistente, duan zgjedhje para dialogut”.

“Sipas tyre, me vetëm një rezolutë nuk mund të fillohet një proces bisedimesh me Serbinë”, ka shtuar ai.

“Me tërheqjen nga votimi, nga pjesëmarrja në dialog... dëshmojnë se nuk duan të jenë pjesë e dialogut nga pozicioni i pozitës”, ka thënë shefi i deputetëve të Nismës.

Sherifi ka thënë se LDK’ja dhe VV’ja “duan zgjedhjet, ta udhëheqin Qeverinë dhe dialogun, në mënyrë që të përfshihen”.

“Janë në të drejtën e tyre opozitare. Kanë të drejtë të kërkojnë zgjedhje kur të duan”, është shprehur Sherifi.

Megjithatë, ai ka thënë se këto dy parti nuk kanë më arsye t’i frikohen paqartësive nga dialogu, kur Kosova tashmë ka platformë për dialogun dhe ekip dialogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat