Pëson infarkt duke vozitur, vdes një person në Podujevë

Kosova

Pëson infarkt duke vozitur, vdes një person në Podujevë

Më: 8 mars 2019 Në ora: 17:05
Qyteti Besianë

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, raporton Llapi.info

Burime të Llapi.info bëjnë të ditura se një person derisa ka qenë duke vozitur ka pësuar infarkt me ç’ rast edhe është aksidentuar.

Viktima  është dërguar në Emergjencë nga disa qytetarë, por i njëjti ka ndërruar jetë. Lajmin për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Emergjenca e Podujevës.

“Mundemi të iu konfirmojmë se personi në fjalë ka ndërruar jetë. Policia dhe mjeku kujdestar janë duke u marrë me rastin”, kanë thënë nga Emergjenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat