ATK për një javë mbylli 11 lokale të lojërave të fatit

Kosova

ATK për një javë mbylli 11 lokale të lojërave të fatit

Më: 11 mars 2019 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë javës së shkuar nga vizitat e rregullta në teren, por edhe nga informacionet e pranuara nga qytetarët ka zhvilluar 30 aktivitete, ku si rezultat janë mbyllur 11 lokale të lojërave të fatit, të cilat aktivitetin e tyre e kanë zhvilluar duke mos iu përmbajtur kritereve të Ligjit për Lojërat e Fatit.

Nga parregullsitë e konstatuara janë lëshuar 13 gjoba, në vlerë 54,000 euro, përveç gjobave janë konfiskuar edhe 2 pajisje të kësaj veprimtarie.

ATK nëpërmjet një komunikate thotë se Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdojë me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji për Lojërat e Fatit.

“Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK,  rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat