I vrari në Suharekë, vite më parë ishte i dënuar për vrasje

Kosova

I vrari në Suharekë, vite më parë ishte i dënuar për vrasje

Më: 17 mars 2019 Në ora: 14:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia në një konferencë për media që ka mbajtur në Prishtinë ka sqaruar edhe rastin e dytë të një vrasje që ka ndodhur në fshatin Studenqan të Suharekës.

Sipas komandantit të Policisë në Prizren Nexhmi Krasniqi i vrari dhe i dyshuari janë vëllezër ndërsa nga të shtënat edhe një grua është plagosur.

Krasniqi tha se motivi i vrasjes ka qenë prona ndërsa sqaroi se i vrari ka qenë edhe më herët i dënuar për vrasje.

Gruaja e cila është plagosur sipas Krasniqit është duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit dhe është jashtë rrezikut për jetë.

***

Sot rreth orës 11:40 në fshatin Studenqan të Suharekës ka ndodhur një vrasje.

B.G 72 vjeç qëlloi për vdekje vëllain e tij I.G 64 vjeç.

Mësohet se motiv i vrasjes të ketë qenë trashëgimia familjare.

Poashtu, burime të Indeksonline bëjnë me dije se i nderi I.G (emër i njohur për redaksinë), të ketë qenë i dënuar për vrasje vite më parë.

Ndryshe, lajmin për vdekjen e 64 vjeçarit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur edhe një vrasje në Studenqan. Për dy vrasjet do të mbahet një konferecnë për media”, tha Vesel Gashi nga zyra për informim në policinë rajonale të Prizrenit.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat