SBAShK nuk zmbrapset, nuk i kompenson orët e humbura gjatë grevave

Kosova

SBAShK nuk zmbrapset, nuk i kompenson orët e humbura gjatë grevave

Më: 21 mars 2019 Në ora: 11:24
Ilustrim

Përkundër afatit të dhënë nga ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, që SBAShK-u të reflektojë për të kompensuar orët e humbura gjatë grevës, kjo sindikatë vazhdon të refuzojë një gjë të tillë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë për KosovaPress se nuk do të ndërrojnë qëndrimin e tyre derisa Gjykata Themelore në Prishtinë të marrë vendimin për padinë që i kanë bërë ministrit Bytyqi.

"SBASHK-u ka qëndrim që moti nga Këshilli drejtues që orët e humbura në grevë nuk kompensohen derisa Gjykata Themelore në Prishtinë vendosë lidhur me padinë që i kemi bërë ministrit Bytyqi. As pranveror, as ditëve tjera", ka thënë ai.

Ai thotë se një gjë të tillë nuk ua obligon as ligji. "Ligji i grevave nuk na obligon për t'i mbajtur orët dhe konsiderojmë se kësaj here orët nuk do të kompensohen", ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat